Copyrights of all information, photos and videos shared in this portal are of UNDP Albania

Investimi ne Edukim- Investim i zgjuar

👷👷‍♀️'Korb Muca' (Shkolla 9-vjeçare "Korb Muça" Qerekë) ne Kruje dhe 'Hysen Cela' (Shkolla e Mesme Teknologjike "Hysen Çela" Durrës) ne Durrës (Bashkia Durrës), jane vetem 2️⃣ nga 5️⃣8️⃣ shkollat qe do te riparohen apo rindertohen ne kuader te Programit "BE per Shkollat" (#EU4Schools), financuar nga Bashkimi Europian (European Union in Albania) dhe zbatuar nga #PNUD. ✅Ambasadori i BE-së Luigi Soreca dhe Perfaqesuesja e Perhershme e PNUD Limya Eltayeb vizituan gjate kesaj jave te dy keto shkolla. ➡️Ndërtesa e vjetër e shkollës 9-vjecare 'Korb Muca', e cila u shkatërrua nga tërmeti, ishte ndërtuar në kazermat e vjetra të një ish-reparti ushtarak dhe nuk plotësonte kushtet e nevojshme për shkollimin e nxënësve. Shkolla e re, ku mësojnë 180 nxënës dhe 30 fëmijë kopshti, po ndërtohet në një hapësirë të bukur prej 8000 m2, mes gjelbërimit dhe pemëve. Ndërtesa e re do të gëzojë standardet më të mira evropiane të sigurisë në linjë me Eurokodin 8, emetimit të ulët të karbonit, energjisë së rinovueshme, duke përfshirë dhe ngrohjen qendrore, ndriçimit, aksesit për nxënësit me aftësi të veçanta. ➡️Tek Shkolla Teknologjike 'Hysen Cela,' ku 690 nxënës mësojnë profesione të ndryshme si ekonomi, biznes, hoteleri-turizëm, peshkim, etj, po pritet me gëzim riparimi i shkollës. 68 mësues shkolle dhe 113,249 pjesëtar të komunitetit do përfitojnë gjithashtu nga riparimi. 23 klasa të kësaj shkolle do të riparohen sipas qasjeve të ndërthurura #BuildBackBetter dhe #BuildForwardTogether. Shkolla e re do të jetë më rezistente ndaj lëkundjeve, në bazë të Eurocode 8, me sistem ngrohje dhe ndriçim të përshtatshëm. Ndërkohë, 12 laboratorët e kësaj shkolle do të pajisen me mjete mësimore dhe materiale për kryerjen e punëve praktike, për të stimuluar procesin e nxënies. Materialet mësimore do të ndihmojnë të rinjtë të formojnë shprehi praktike, që janë thelbësore për mësimin e një zanati.

Posted by UNDP Albania on Friday, November 27, 2020